“Mbappe mund të luajë në cilën skuadër të dëshirojë”

Prishtinë | 11 Kor 2017 | 16:41 | Nga

Arsene Wenger beson se zbulimi i këtij sezoni në nivel europian, Kylian Mbappe, mund të zgjedhë të luajë te çdo klub europian që i pëlqen. Trajneri i “topçinjve” është interesuar disa herë për 18-vjeçarin, i cili kushton rreth 120 milionë euro.

Duke folur nga Australia, ku Arsenal ka shkuar për të zhvilluar një turne miqësor, Wenger pranoi se është shumë i vështirë transferimi i Mbappe në “Emirates Stadium” sepse duhet mposhtur një konkurrencë e fortë për të marrë shërbimet e tij.

Wenger ka pranuar disa herë publikisht se Mbappe është futbollisti i preferuar prej tij, por duhet të mposhtë konkurrencën e Real, Paris dhe klubeve të Manchester

“Ai është një futbollist që kur zgjohet në mëngjes mund të zgjedhë ku dëshiron të shkojë, – tha francezi për bashkëpatriotin e tij. – Nuk ka shumë fëmijë që në moshën 18-vjeçare mund ta bëjnë diçka të tillë.” Një seri klubesh elitë kanë kërkuar shërbimet e Mbappe, pasi ka shënuar 24 gola në fushatën e kaluar me Monaco. Real Madrid, Paris Saint-Germain dhe dy klubet e Manchester janë mes atyre që përgatitet të thyejnë rekordin e transferimeve për të marrë Mbappe: “I gjithë tapeti i kuq i Europës është shtuar për të.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme