“Mbappe? Para 1 viti nuk e dija se kush ishte ai”

Prishtinë | 10 Kor 2018 | 09:33 | Nga

Mesfushori i Belgjikës, Kevin De Bruyne, e ka pranuar se dinte shumë pak rreth Kylian Mbappes para një sezoni e gjysmë, edhe pse parashikon se sulmuesi francez do të bëhet yll i 15 viteve të ardhshme.
Franca dhe Mbappe do të ballafaqohen me De Bruyne dhe Belgjikën në gjysmëfinale të Kupës së Botës sonte në Shën Petersburg, 18 muaj pasi 19-vjeçari zuri vend në ekipin e parë të Monacos dhe shkëlqeu në Ligën e Kampionëve dukë u bërë ndër adoleshentët me të ardhmen më të ndritur në botën e futbollit, transmeton Gazeta Express.

Mesfushori i Manchester Cityt De Bruyne e pranoi se mezi e njihte Mbappen para se ai të shënonte gol në dy ndeshjet e një takimit të jashtëzakonshëm të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, e cila u mbyll 6-6 pas dy ndeshjeve, me skuadrën nga Ligë 1 që kaloi tutje falë golave të shënuara si mysafirë.

“Kur luajtëm kundër Monacos, ai i kishte luajtur vetëm 10 ndeshje deri atëherë. Nuk kishte luajtur shumë futboll t’ju them të drejtën”, tha De Bruyne.

“Në atë kohë nuk e njihja, por tani ka një vit e gjysmë që luan. Tani luan për një ekip të madh [PSG]. Edhe për Francën ka luajtur shumë, njëlloj në Ligën e Kampionëve. Tani është lojtar tjetër”, shtoi ai.

“Do të jetë ylli i 15 viteve në vazhdim. Ka pasur vit fantastik dhe madje mund të përmirësohet ende, nëse është e mundur”, theksoi belgu.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme