Mbappe zgjedh skuadrën për edicionin e ri

Prishtinë | 08 Kor 2017 | 17:44 | Nga

Kylian Mbappe do të qëndrojë te Monaco.

Kështu ka deklaruar drejtori sportiv i skuadrës franceze, Antonio Cordon.

18 vjeçari francez ka qenë tema më e nxehtë e kësaj vere, pas kompletimit të një edicioni fantastik me Monacon, duke u shpallur kampion të Francës.

Edhe pse po kërkohet nga skuadra si Real Madrid dhe PSG, Mbappe ka vendosur të qëndrojë te Monaco, edhe për një sezon.

“Unë mendoj se ai dëshiron të qëndrojë këtu me ne. Nuk jam në dijeni të ketë ndonjë ofertë nga RTeal Madrid”, ka deklaruar Cordon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme