Mbi 100 milionë euro dhe një lojtar, Arsenali bën çmenduri për Mbappen

Prishtinë | 18 Qer 2017 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Kylian Mbappe mbetet lojtari më i kërkuar në afatin kalimtarë të transferimeve për futbollistë.

Sulmuesi i talentuar francez, ka shkëlqyer me Monacon në edicionin e sapo lënë pas dhe kësisoj ka rritur çmimin e tij.

Gjiganti anglez, Arsenal mbetet skuadra më e interesuar për transferimin e sensacionit francez.

‘Topçinjtë’ javë më parë kanë bërë një ofertë prej 120 milionë euro, por duket se është refuzuar nga Monaco.

Tani mediat angleze, kanë raportuar se Arsenal ka përmirësuar ofertën e tyre.

Përveç parave, Arsene Wenger dëshiron të ofrojë edhe një lojtar te Monaco.

115 milionë euro plus Olivier Giroud është oferta e Arsenalit në drejtim të klubit francez për 18-vjeçarin.

Mbetet të shihet nëse Monaco do të dorëzohet para kësaj oferte dhe do të lejoj transferimin e Mbappes në Londër.

Për talentin e madh interesim kanë shfaqur edhe skuadra tjera të mëdha si Manchester United, Manchester City, Chelsea, Real Madrid, PSG dhe Bayern Munich.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme