Mediat kroate: Kosova e Kroacia mund të dënohen nga FIFA (Video)

Prishtinë | 07 Tet 2016 | 10:17 | Nga

Kosova e Kroacia rrezikojnë të dënohen nga FIFA, pas thirrjeve kundër serbëve gjatë ndeshjes në ‘Loro Boriçi’

Portali kroat “24sata.hr” ka paralajmëruar se të dyja skuadrat mund të dënohen nga FIFA për thirrjen: “Vrite serbin”, para dhe gjatë ndeshjes në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Kosova u tregua e pafuqishme ndaj Kroacisë në ndeshjes që u zhvillua në ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës, duke pësuar humbje me rezultat të thellë 6:0.

Djelmoshat e Kosovës, do të tentojnë që të harrojnë sa më shpejt këtë humbje zhgënjyese, për të marrë të paktën një pikë të dielën kundër Ukrainës.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme