Mediet zbulojnë trajnerin e ri të Real Madridit

Prishtinë | 11 Qer 2018 | 12:37 | Nga

Sipas “Diario Gol”, trajneri i ri i Real Madrid-it që do të mund të zëvendësojë Zinedine Zidane, do të emërohet Guti.

Nga lista e gjatë e trajnerëve për të ardhur në stolin e Real Madrid ku spikatnin emra si Mauricio Pochettino e Jurgen Klopp, është zgjedhur si më i përshtatshëm tekniku Guti.

Gjithashtu mësohet se pas ardhjes së Gutit te Real Madrid do të ketë lëvizje të mëdha dhe ai është duke planifikuar një skuadër pa Cristiano Ronaldon.

“Kur Guti të emërohet trajner, do ta largojë Ronaldon, lojtar që ai ndjen se është në fundin e ciklit me Realin, teksa mund t’i lejojë edhe disa lojtarë tjerë të largohen”, shkruan Diario Gol.

Megjithatë ende nuk është bërë asgjë zyrtare dhe do na duhet të presim ende për të mësuar lëvizjet përfundimtare të Real Madrid-it.

Image result for guti real madrid

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme