Memushaj afër transferimit te gjiganti zviceran

Prishtinë | 17 Kor 2017 | 15:28 | Nga

Jo vetëm oferta nga Serie A por dhe nga kampionati zviceran për Ledian Memushajn.

Futbollisti i kombëtares shqiptare, aktualisht pjesë e Pescarës kërkohet edhe nga Sioni.

Madje ka raportime se është i mundur një transferim i tij në kampionatin helvet.

Aktualisht, Sion drejtohet nga Paolo Tramezzani që e njeh shumë mirë fantazistin dhe për të cilin ka një konsideratë të madhe dhe ka qenë pikërisht trajneri që ka kërkuar me ngulm blerjen e Memushajt pasi dëshiron t’i japë më shumë cilësi repartit të mesfushës.

Memushaj megjithatë ka pasur këto kohë dhe disa oferta nga Serie A, ku pothuajse gjysma e skuadrave të kampionatit italian janë vënë në ndjekje të tij, ndërsa ka zëra dhe për një interesim të francezëve të Lill.

Aktualisht futbollisti kuqezi ka një kontratë me Pescarën deri më 30 qershor të vitit 2021 dhe klubi po punon që ta shesë atë përfundimisht në mënyrë që të përfitojë dhe financiarisht ndërkohë që dhe lojtari do të ishte i kënaqur nëse do të largohej drejt një skuadre më të mëdha duke qenë se sezonin e ardhshëm, Pescara do të luajë në Serinë B.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme