Mesfushori i Tottenhamit drejt Real Madridit

Prishtinë | 16 Nën 2017 | 18:53 | Nga

Mesfushori i Tottenham është lidhur me një kalim të Real Madridi në disa muajt e fundit.

Bëhet fjalë për Dele Alli, i cili, sipas Daily Mail, është gati të bëhet klienti më i fundit i super-agjentit Jorde Mendes, i cili ka marrëdhënie shumë të mira me Real Madridin, transmeton Express.

Një ndryshim i thjeshtë i agjentit mund të thotë shumë. Të paktën, kjo është ajo cka sugjeron Daily Mail, sipas të cilës, Dele Alli është në bisedime me agjencinë e Jorge Mendes “Guestifute”, por që mund të përfundojë me kalimin e yllit anglez në “Santiago Bernabeu”.

Momentalisht, 21-vjeçari ka kontratë me kompaninë “Impact Sports Management”, marrëveshja me të cilën i skadon kah mesi i viti 2018, tamam kur edhe afati kalimtar veror hapet.

Real Madrid është ndër klubet e interesuara për t’i siguruar shërbimet e lojtarit me të ardhmen më të ndritur në futbollin anglez.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme