Messi “çmend” Barcelonen, refuzon rinovimin e kontratës

Prishtinë | 14 Nën 2016 | 10:01 | Nga

Lionel Messi ka refuzuar rinovimin e kontratës me klubin e Barcelonës.

Ylli argjentinas, iu ka thënë drejtuesve katalunas në muajin korrik që nuk dëshiron ta vazhdojë kontratën.

Kjo për shkak se Messi dëshiron ta përmbushë kontratën e tij aktuale me Barcelonën, e cila skadon në qershor të vitit 2018, e më pas të vendosë për të ardhmen, shkruan “Marca”.

Vendimin Messi e ka marrë pas bisedave me babain e tij dhe me një person tjetër.

Barcelona shpreson që numri 10 i saj të pendohet, ashtu siç bëri me Argjentinën, dhe të nënshkruajë rinovimin 5-vjeçar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme