Messi dhe Ronaldo afër një rekordi

Prishtinë | 14 Shk 2017 | 21:24 | Nga

Rekordi për shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve është objektivi i radhës nga dy futbollistët më të mirë në rruzullin tokësor

Bëhet fjalë për Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldo, të cilët synojnë që t’a arrijnë këtë shifër të golave këtë sezon me Barcelonën, respektivisht Real Madridin.

Aktualisht, Messi ka 93 gola në këtë kompeticion, ndërsa Ronaldo ka dy gola më shumë, pra 95 sosh.

Champions League tashmë është rikthyer, ku Messi me Barcelonën do të përballet sonte me PSG-në, ndërsa nesër Real Madridi i Ronaldos me Napolin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme