Messi: Real Madridi fiton edhe kur luan dobët, ne duhet të jemi superior për të fituar

Prishtinë | 16 Maj 2018 | 09:32 | Nga

Kur kanë mbetur më pak se një muaj deri në fillim të Kupës së Botës, Lionel Messi ka folur për sezonin e Barcelonës në një intervistë me TyC Sports.

Përfaqësuesi i Argjentinës përsëri do të jetë lider i vendit të vet në përpjekje për të fituar trofe në arenën ndërkombëtare. Ai ka folur edhe për Real Madridin dhe Ligën e Kampionëve.

“Madridi i ka lojtarët më të mirë në botë pozitë për pozitë”, ka thënë Messi. Ndërsa ne duhet të jemi shumë më superior për të fituar”, theksoi pesë herë fituesi i Topit të Artë.

“Liga e Kampionëve këtë vit ka qenë e katranosur, duke ditur përparësinë që e kishim, duhej të ishim në gjysmëfinale. Ishte zhgënjim i madh. Ishim shumë afër”, shtoi Messi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme