Messi sot përball “ilaçit” të tij, mbrojtësit që arriti ta markoi

Prishtinë | 24 Shk 2018 | 15:23 | Nga

Barcelona do të përballet sot me Gironën në një ndeshje që ka vlerë rekordi për ecurinë më të mirë në kampiont në histori të skuadrës. Lionel Messi nuk do të ketë sot një përballje të lehtë.

Kështu së paku mund të konkludohet duke marrë parasysh ndeshjen e parë në të cilën Leo nuk kishte lënë shumë gjurmë falë markimit perfekt që i kishte bërë mbrojtësi me emrin Maffeo.

Lojtari i Manchester Cityt që luan në huazim te Girona ishte një nga mbrojtësit që i kishte bërë markimin më perfekt ndonjëherë Messit.

Për këtë ai ishte bërë lajm ndërkombëtar duke marrë parasysh se sa vështirë është të ndalet “jashtëtokësori”.

Vëmendja do të jetë në 90 minutat e ndeshjes së sotme ku Messi mund t’i hakmerret Maffeos në “Camp Nou”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme