Messi tashmë ka nënshkruar kontratë me Barcelonen

Prishtinë | 15 Sht 2017 | 08:54 | Nga

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu zbuloi se pesë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi tashmë po luan nën kushtet e kontratës së tij të re të nënshkruar para disa ditëve nga babai i tij.

Ndërsa Messi pranoi një zgjatje të kontratës deri në korrik të vitit 2021, ylli i Barcelonës ende duhet të vërë lapsin mbi letër në kontratë me gjigantët e La Ligës.

Kjo vonesë e Messit ka ngritur dyshime për të ardhmen e tij në Camp Nou pas transferimit rekord të Neymarit në Paris Saint-Germain për 222 milionë euro.

Barça vazhdimisht ka përsëritur se 30-vjeçari do të nënshkruajë kontratën e tij të re dhe Bartomeu siguroi se një gjë veçse ka ndodhur tashmë.

“Ne do të bëjmë një fotografi me nënshkrimin e Messit, me shpresë para fundit të vitit, por kontrata është nënshkruar nga babai i tij, i cili ka fuqinë e të drejtave të tij të imazhit”, ka thënë fillimisht Bartomeu për 8TV.

“Kjo kontratë është nënshkruar deri në vitin 2021 dhe tashmë ai po luan nën kushtet e saj”, përfundoi presidenti i klubit Blaugrana.

Ndryshe, ka kthyer formën e tij të vjetër nën drejtimin e trajnerit të ri Ernesto Valverde, duke shënuar tetë gola në të gjitha garat.

Ai shënoi dy herë në fitoren 3-0 të Ligës së Kampionëve kundër Juventusit të martën, duke shënuar edhe një het-trik kundër Espanyolit në La Liga.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme