Messi tek Manchester City, oferta marramendëse

Prishtinë | 19 Shk 2017 | 11:08 | Nga

Lionel Mesi është objektivi kryesor i Manchester Cityt për afatin kalimtar të verës

Drejtuesit e Manchester Cityt besojnë se Lionel Messi është gati për tu larguar nga Barcelona, sidomos pas turpërimit nga Paris St Germain (4:0) në Ligën e Kampionëve.

Sipas medieve angleze, thuhet se Manchester City ka bërë gati plotë 100 milionë funta (117 milionë euro) për shërbimet e pesë herë fituesit të Topit të Artë, Lionel Messi.

Argjentinasi është duke kaluar në formë të mirë këtë sezon, ndërsa shpesh herë e ka cekur se nuk e ka ndërmend të largohet nga “Camp Nou”.

Nga ana tjetër, vet Pep Guardola, trajner i Manchester City, ka deklaruar se për të do të ishte një kënaqësi shumë e madhe të punonte sërish me Messin por sipas tij kjo gjë ka shumë pak gjasa të ndodhë, pasi me shumë mundësi Messi do ta mbylli karrierën e tij te Barcelona.

Nëse një transferim i tillë do të ndodhë, atëherë padyshim që do të jetë një nga më të shtrenjtët në historinë e futbollit evropian.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme