Messi votohet më i miri i dekadës së fundit

Prishtinë | 17 Nën 2016 | 11:17 | Nga

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, e ka mposhtur rivalin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, për titullin e lojtarit më të madh të 10 viteve të fundit.

29-vjeçari argjentinas regjistroi një fitore dërrmuese, e cila kishte tërhequr më shumë se 27 000 vota nga i gjithë globi, që nga koha që votimi “Goal 50 winner” u hap dhe u mbyll, në orën 12:00 të së martës.

Nr.10 i katalunasve mori një numër mbresëlënës votash, 49 për qind të totalit (12.800 vota).

Ronaldo mund të jetë në garë për “Topin e Artë” së vitit 2016 me Messin, por në këtë votim me tifozët ka mbetur në vendin e dytë, me 39%, ose 10 234 vota.

Dy të tjerë, Andres Iniesta dhe Zlatan Ibrahimoviq, e përfunduan sondazhin me 3% të votave, por ishte maestro spanjoll i mesfushës, ai që ka marrë vendin e tretë, sepse ka tërhequr 851 vota, ndërsa sulmuesi suedez 693 vota, shkruan Telesport.

Të gjashtë kandidatët e tjerë kanë kapur të njëjtën pjesë votazh, 1% e totalit, por ishte mbrojtësi i Real Madrid, Sergio Ramos (379 vota), ai që u rendit i pesti, me një diferencë prej vetëm 39 votash nga ish-mesfushori i Barcelonës, Xavi (340 vota).

Beteja për vendin e shtatë ishte edhe më e afërt, me Neymar (228 vota), që siguroi vetëm 12 dhe 14 vota përpara dyshes së Bayern Munich, respektivisht karshi Arjen Robben (216 vota) dhe Thomas Muller (214 vota).

Luis Suarez, ndërkohë, rrumbullakosi “top-10”, me 153 vota, pas një rritje të shpejtë të famës që ka parë te Barcelona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme