Messit i hiqet dënimi me burgim

Prishtinë | 07 Kor 2017 | 16:56 | Nga

Lionel Messi nuk do ta shohim prapa grilave të burgjeve spanjolle. Sulmuesi argjentinasi i është hequr dënimi me burg, duke iu shndërruar në dënim me të holla prej 250 mijë euro.

Yllit të Barcelonës i ishte hequr dënimi prej 21 muajve burgim për mashtrim tatimor, transmeton Telegrafi.

Futbollisti dhe i ati janë shpallur fajtor për evazion fiskal vitin e kaluar, ku Messi raportohej se nuk kishte paguar tatimin në vlerë prej 4.1 milionë eurove.

Ndryshe, Messi pritet që këto ditë edhe zyrtarisht të rinovojë kontratën me katalonasit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme