Miku i ekipit prish planet, zbulon formacionin e Brazilit kundër Zvicrës

Prishtinë | 14 Qer 2018 | 16:05 | Nga

Brazili shihet si një nga pretendentët kryesorë për të fituar Kupën e Botës edhe pse Botërorin e kaluar u “turpërua” nga Gjermania 7-1.

Brazili rikthehet optimist në këtë Botëror dhe ndeshjen e saj të parë e zhvillon të shtunën më 17 qershor kundër Zvicrës.

Gjatë seancës së fundit stërvitore klubi i Brazilit, nuk i ka lejuar kamerat që të ishin të pranishme pasi nuk donin publikimin e formacionit kundër Zvicrës.

Por një mik i sulmuesit të Manchester City, Gabriel Jesus, ka prishur gjithçka dhe ka publikuar formacionin që Brazili do të përdorë në ndeshjen e së shtunës, transmeton Albeu.

Kështu, 11-shja që do të futet në fushë nga fillimi, në ndeshjen Brazilit kundër Zvicrës, është si më poshtë.

Në portë: Alisson.

Faza defensive do të përbëhet nga: Danilo, Thiago Silva, Miranda dhe Marcelo.

Mesfusha do të jetë me: Casemiro, Paulinho dhe Philippe Coutinho.

Kurse, treshja e sulmit me: Willian, Gabriel Jesus dhe Neymar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme