Milan, 60 milionë Euro për Aubameyang

Prishtinë | 13 Kor 2017 | 14:52 | Nga

Tianjin zyrtarizoi blerjen e fundit, sulmuesin Modeste nga Kolni dhe kjo lëvizje krijon spirale të reja për të ardhmen e Aubameyang. Sulmuesi i Borussia Dortmund që po ndiqej prej kohësh nga skuadra e Canavaros, tashmë mund të mendojë për një destinacion europian dhe në radhë të parë për të siguruar shërbimet e tij qëndron Chelsea. Gjithsesi, gjatë orëve të fundit, në garë për afrikanin është futur edhe Milani që kërkon të përfitojë nga kjo situatë. Kuqezinjtë kanë gati 60 mln Euro për bomberin por oferta e Chelseat mbetet më e lartë dhe klubi italian duhet të bëjë një tjetër sforcim ekonomik për të afruar në skuadër golashënuesin më të mirë të Bundesligës.

Në 18 Korrik, MIlani do të ndeshet pikërisht me Borussian e Dortmundit në Kinë dhe ajo përballje mund të jetë mundësia e artë që klubi italian të hedhë grepat për të marë Aubameyang. Milani ka gati një kontratë afatgjatë për 7.5 milionë Euro në sezon. Fjalën e fundit do ta thotë vetë lojtari që për momentin ka refuzuar plot 30 milionë Euro në sezon nga Tianjin. Alternativa e Aubameyang te Milani është kroati i Fiorentinës, Kalinic.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme