Milan interesohet për futbollistin që është pa kontrat

Prishtinë | 13 Kor 2017 | 11:27 | Nga

Milan ka një ide të re për përforcim gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Milan vazhdon të mendojë për përforcime në sezonin e ri, sipas mediave italian “Rossonerët” kanë shprehur interesim për transferimin e sulmuesit Rachid Ghezzal, aktualisht futbollist i lirë pas largimit nga Olympique Lyon.

Të mërkurën është zhvilluar një takim në Milano mes menaxherit të futbollistit, vëllai i tij, Abdelkader dhe zyrtarit të “Rossonerëve”, Massimiliano Mirabelli.

Ghezzal tani është objektiv i Milanit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme