Milan mbush portën e Shkëndijës, nga tre gola për pjesë

Milano | 17 Gus 2017 | 22:40 | Nga

Milan ka deklasuar Shkëndijën e Tetovës me rezultat 6:0, në kualifikimet për fazën e Grupeve të Europa League.

Milan e nisi “goleadën” në minutën e 13-të me anë të Andre Silva, ndërsa deri në fund të pjesës së parë shënuan edhe dy herë të tjera me Montolivon në minutën e 25-të dhe Silvas 28-të.

Vendësit vazhduan me paraqitje të mirë edhe në pjesën e dytë, ku shënuan po ashtu tre gola me anë të Borinit, Antonellit dhe Montolivos.

Milani shuan shpresën e Shkëndijës, tre gola në pjesën e parë

Me gjithë entuziazmin në shkallët e stadiumit, në fushën e lojës Milani shfaqet dukshëm më superior se Shkëndija.

Kuqezinjtë nga Milano po fitojnë 3-0 në ndeshjen e parë të “play off”-it që po zhvillohet në “San Siro”.

Ishte Andre Silva që në minutën e 13-të zhbllokoi rezultatin duke dërguar topin në rrjetë. Më pas erdhën edhe dy gola të tjerë nga Montolivo në minutën e 25 dhe sërish Silva në të 28-ën.

17 autobusë me tifozë shqiptarë kanë udhëtuar sot drejt Milanos për të ndjekur përballjen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme