Milan synon shkëmbim lojtarësh me Chelsea

Prishtinë | 13 Qer 2018 | 09:04 | Nga

Rosonerët janë të interesuar për një shkëmbim mes gardianit italian dhe sulmuesit spanjoll, duke dashur ta shfrytëzojnë rastin gjatë këtij afati kalimtar.

Milan ia ka ofruar Gianluigi Donnarumma gjigantit anglez Chelsea, në shkëmbim për sulmuesin spanjoll Alvaro Morata.

Gardiani 19 vjeçar pritet të largohet nga San Siro këtë verë, por me çmimin shumë të lartë prej 70 milionë eurosh asnjë skuadër nuk ka shprehur interesim për të.

Meqë Chelsea mund ta humbasë Thibaut Courtois, Milan shpreson që ta shfrytëzojë rastin dhe t’i forcojë radhët gjatë afatit kalimtar të verës.

Të ngjashme