Milani gati ta shesë Donnarumman

Prishtinë | 14 Maj 2018 | 16:21 | Nga

Milani është gati të shesë Donnarumman vetëm nëse arrin oferta e duhur.

Lajmi është konfirmuar nga Drejtori i Milanit, Massimiliano Mirabelli i cili nuk tregoi shifrën sa vlen portieri i talentuar.

“Duhet të mbrojmë Donnarumma deri në fund”, tha drejtori sportiv për Mediaset Premium.

“Pas kësaj, për të gjithë lojtarët, do të shohim se çfarë do të ndodhë. Ai është pjesë e këtij klubi dhe nuk do ta lëmë lehtë të shkojë, vetëm nëse dikush e vlerëson ashtu siç vlen të vlerësohet”.

“Nëse arrin një ofertë e duhur, çdo lojtarë i jonë mund të shitet. Ka shumë klube të pasura, ndërsa ne duhet të zgjedhim një rrugë tjetër”, shtoi ai

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme