Milani gjen zëvendësuesin e Susos

Prishtinë | 13 Qer 2018 | 16:18 | Nga

Milani mund të nënshkruajë me sulmuesin e Napolit vetëm nëse largohet Suso.

Milani është i interesuar në yllin e Napolit, Jose Callejon. Ish-lojtari i Real Madridit ka një klauzolë lirimi në vlerë 20 milionë euro, por sipas Tuttosport Milani do të bëjë ofertë vetëm nëse largohet Suso, transmeton Gazeta Express.

Suso ka ngjallur interes te Napoli dhe ish-klubi i tij, Liverpooli, dhe mund të largohet nëse arrin ndonjë ofertë për të me vlerën mbi 20 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme