Milani ka gati ofertën për transferimin e Julian Brandt

Prishtinë | 15 Jan 2018 | 12:18 | Nga

Milani duket se do të tentojë përforcimin e skuadrës edhe gjatë afatit kalimtar të janarit.

Transferimet e verës së vitit të kaluar nuk kanë sjellë më të mirën në klub dhe kjo ka bërë që ‘Kuqezinjtë’ të mendojnë për përforcime.

Sipas mediave gjermane ‘Rossonerët’ janë të gatshëm të paguajnë rreth 25 milionë për transferimin e tij në ‘San Siro’.

Por skuadra italiane duhet ta mposhtë konkurrencën e Bayernit e cila gjithashtu e dëshiron mesfushorin ofensivë.

21-vjeçari iu bashkua Leverkusenit nga të rinjtë e Wolfsburg katër vite më parë, ndërsa kontrata e tij me klubin gjerman skadon në verën e vitit 2019.

Brandt këtë edicion ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë në 21 paraqitjet e tij me Leverkusenin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme