Milano prezanton blerjen e shtatë

Prishtinë | 07 Kor 2017 | 17:02 | Nga

Klub italian Milano ka zyrtarizuar mbërritjen e Andrea Contit nga Atalanta.

AC Milan përmes faqes zyrtare bën të ditur se ka blerë më titull definitiv nga Atalanta shërbimet sportive të Andrea Contit, i cili ka firmosur kontratën me klubin kuqezi deri në 30 gusht 2022.

Bëhet fjalë për blerjen e shtatë në këtë sesion veror shumë impenjativ. Edhe pse nuk janë bërë të ditura zyrtarisht shifrat e transferimit, Conti duket se është blerë për 24 milionë euro plus kartonin e të riut Pessina (i vlerësuar 3 milionë euro).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme