Milito: Icardi ka të gjitha për t’u bërë sulmues i madh, është vrasës në zonë

Prishtinë | 17 Tet 2017 | 11:17 | Nga

Diego Milito ka thënë se Interi duhet të shpreson për titull, por favorit aktualisht janë Juventusi dhe Napoli.

Argjentinasi ka folur edhe fjalë të mëdha për Mauro Icardin duke pranuar krahasimet me Hernan Crespon.

“Juve vazhdojnë të jenë favorit, por këtë vit është edhe Napoli të cilët kanë arritur në një nivel të lartë. Ata kanë një skuadër të mirë, një stil të bukur të lojës dhe një trajner të madh”, ka thënë Milito për Gazzetta dello Sport.

“Interi? Shikoj një grup solid, i cili duhet ende të tregojë potencialin e tij. Skuadra është rritur shumë, kanë një trajner të mirë dhe lojtarë të rëndësishëm”.

“Duhet durim, i kanë të gjitha që të ëndërrojnë”.

“Icardi? Interi ka gjetur një sulmues të madh që po përmirësohet ndeshje pas ndeshe. Shpresoj që Icardi të shkrujë historinë me Interin dhe për Argjentinën. Ai ka të gjitha për të qenë i suksesshëm. Është vrasës në zonë, i mençur në gjuajte dhe ka një instinkt fantastik të golashënuesit”.

“Kur ai është në mes mbrojtësit e kanë të vështirë të kuptojnë apo neutralizojnë lëvizjet e Mauros”.

“Javier Zanetti thotë se ai është si Hernan Crespo? Është shumë e vështirë të krahasosh, çdo sulmues ka diçka unike, por pajtohem me Zanettin. Ka shumë Crespo në Icardin, posaçërisht me lëvizjet në zonë. Ashtu si Herman, edhe Mauro vjen nga askund dhe sulmon, ka një mentalitet të fort”, ka shtuar ‘Il Principe’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme