Mirlind Dakut i takon “Këpuca e Artë” si realizatori më i mirë në Kosovë

Prishtinë | 21 Maj 2018 | 12:41 | Nga

Drita është shpall kampion i Kosovës në futboll pas 15 vjetëve.

Gjilanasit kanë arritur që me sukses të përmbyllin një edicion futbollistik duke fituar të drejtën e prezantimit të vendit tonë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Por, futbollisti me më së shumti gola është radhët e skuadrës së Llapit.

Bëhet fjalë për sulmuesin, Mirlind Daku që ka shënuar 17 gola në kampionat dhe katër në Kupën e Kosovës, që në total ka realizuar 21 gola.

Kjo do të thotë që sulmuesit i takon “Këpuca e Artë” duke qenë realizatori më i mirë në Kampionat e Kupë.

Llapi ka përfunduar sezonin në pozitën e tretë me 54 pikë, përkatësisht 13 më pak se kampioni.

Ndryshe, llapjanët pritet të bëjnë përforcime të mëdha gjatë afatit kalimtar të verës./telegrafi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme