Modriç dhe Lovren përfundojnë në polici

Prishtinë | 07 Qer 2017 | 21:51 | Nga

Luka Modriç dhe Dejan Lovren pritet të dëshmojnë para një gjykate në Zagreb. Dyshja kroate pritet të jenë dëshmitarë në një seancë gjyqësore për korrupsion ku janë përfshirë një sërë zyrtarësh të ish-klubit të tyre Dinamo e Zagrebit.

Gjithsesi, asnjëri nga dy lojtarët nuk është thirrur në gjykatë si i pandehur në bankën e të akuzuarve. Modric pritet të dëshmojë për transferimin e tij në vitin 2008 nga Dinamo e Zagrebit te Tottenham, teksa Lovren pritet të dëshmojë për transferimin e tij në vitin 2010 nga Dinamo tek Lioni.

Në bankën e të akuzuarve janë ish-shefi i Dinamos së Zagrebit, Zdravko Mamiç, vëllai i tij dhe ish-trajneri i Dinamos, Zoran Mamiç, ish-drejtori i klubit Damir Vërbanoviç dhe një inspektor taksash.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme