Momenti historik, medalja e artë në duart e Majlindës

Prishtinë | 07 Gus 2016 | 23:25 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Momente emocionuese, të mbushur me gëzim dhe me lot. Ngritja e flamurit të Kosovës në vendin e parë në një garë olimpike ka prekur miliona shqiptarë, të cilët pas fitores së Majlinda Kelmendit në sportin e xhudos janë mbushur me krenari.

Xhudistja kosovare e cila e mposhti në finale italianen, Giuffrida, arriti të fitojë medaljen e parë të artë për shtetin e Kosovës, në një olimpiadë.

Shikojeni momentin emocionues dhe historik të intonimit të himnit të shtetit të Kosovës në një Olimpiadë Botërore.

Edhe vetë, kampionia nuk arriti të përmbahet nga lotët.

Medaljen asaj ia ka dorëzuar vetë kryetari i Komitetit Olimpik, Thomas Bach, i cili ka bërë shumë për pranimin ndërkombëtar të Kosovës.

Shumë e shumë urime kanë ardhur në drejtim të Majlinda Kelmendit nga shqiptarët e shpërndarë anwkënd globit, të cilët kanë përdorur rrjetet sociale për të shprehur gëzimin dhe emocionin e tyre për këtë sukses.

Majlinda1

majl

majlinda

Të ngjashme