Momenti kur Majlinda Kelmendi mposhti kundërshtaren për ta fituar Medaljen e artë

Prishtinë | 07 Gus 2017 | 09:31 | Nga

Kanë kaluar një vit ku Kosova u bë me medalje të artë Olimpike, e krejt kjo falë sportistes më të mirë në vend, Majlinda Kelmendi, shkruan IndeksOnline.

Përfaqësuesja e Kosovës mori pjesë për herë të parë në histori në Lojërat Olimpike që u mbajtën vitin e kaluar në Rio të Brazilit.

Në debutim, Kosova u kthye me medalje, të fituar nga xhudistja Majlinda Kelmendi, e cila kishte një rrugë të gjatë dhe të vështirë deri në këtë cak.

Sot kujtojmë fitoren e saj historike. Në finalen e 52-kilogramëve, Kelmendi mposhti italianen, Odette Giuffrida duke fituar kështu të ARTËN e parë Olimpike për Kosovën.

Më poshtë e keni gjysmëfinalen kundër Misato Nakamura dhe finalen kundër Giuffridas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme