Monaco dorëzohet për Lemarin: “Shumë fat për klubet që e duan…”

Prishtinë | 16 Pri 2018 | 13:41 | Nga

Monaco është i hapur për t’i dëgjuar ofertat për Thomas Lemarin.

Lemar ka kohë që lidhet me një largim nga Monaco, Arsenali e Liverpooli e kërkojnë talentin 22 vjeçar.

Madje, në janar u raportua se Arsenali ofroi 92 milionë funte për francezin, pas largimit të Alexis Sanchez, por Monaco i tha jo kësaj oferte.

Megjithatë, ata janë të hapur tani për t’i dëgjuar ofertat për Lemarin, lajmin e ka konfirmuar zëvendës presidenti i Moancos, Vadim Vasiley, në një intervistë për “Telefoot”.

“Lemar? Pak orë pas ndeshjes me PSG-në nuk është mirë të flasim për afatin kalimtar të verës”, tha ai. “Por, shumë fat atyre që e duan atë”. “Ai vlen shumë”.

Lemar ka bërë 33 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion, duke shënuar tre gola dhe tetë asite.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme