Montella flet për sfidën me Shkëndijën, lavdëron Ibrahimin

Prishtinë | 16 Gus 2017 | 15:35 | Nga

Trajneri i Milanit, Vicenzo Montella, ka thënë se Shkëndija është një skuadër e mirë me sulm të rrezikshëm.

Ai e ka lavdëruar Shkëndijën edhe për fitoren ndaj Vardarit.

“Diferenca mes Shkëndijës dhe Craiovas? Shkëndija ka më shumë ndeshje zyrtare të zhvilluar, duke përfshirë edhe raundin e parë të Ligës së Europës”.

“Pas kësaj, ata vijnë nga një fitore me kampionët e Maqedonisë. Ata kanë ide të qarta si të luajnë, në sulm janë të talentuar dhe të paparashikuar me një lojtar si Ibraimi”.

“Ndeshje e komplikuar? Varet nga ne. Ata janë të organizuar, por e dimë objektivin tonë”, ka thënë Montella.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme