Morata gjithnjë e më afër Chelseat

Prishtinë | 12 Shk 2017 | 10:45 | Nga

Alvaro Morata duket së në sezonin e ardhshëm do të luajë në Stamford Bridge. Mediat britanike raportojnë se sulmuesi i Real Madridit është shumë pranë që t’i bashkohet Chelseat.

Spanjolli është një prej shënjestrave kryesore të Antonio Contes për afatin kalimtar veror, pasi strategu italian mendon ta përforcojë skuadrën.

Edhe pse Blutë janë favoritë kryesorë për ta fituar titullin e Ligës Premier këtë sezon, atyre do t’u nevojiten lojtarë për të konkurruar në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Në ndërkohë, e ardhmja e Diego Costas është e pasigurt, pasi ai po merr oferta marramendëse nga klubet kineze. Prandaj Conte e ka në krye të listës Moratan së bashku me sulmuesin e Evertonit, Romelu Lukaku.

Sipas mediave spanjolle, Reali i ka ofruar kontratë të re Karim Benzemas dhe kjo do të thotë se Morata mbetet sërish në plan të dytë në Santiago Bernabeu.

Morata do t’i kushtojë Chelseat rreth 70 milionë euro, ndërsa thuhet se tashmë ekziston marrëveshja

24-vjeçari u kthye në verën e kaluar te Los Blancos pas dy sezonesh te Juventusi (ku ka punuar me Conten), pasi klubi spanjoll e shfrytëzoi klauzolën për riblerjen e tij.

Sulmuesi mund t’i kushtojë Chelseat rreth 60 milionë funte (70 milionë euro) dhe ky do të ishte një biznes i mirë për Realin.

Mediat britanike, nga ana tjetër, spekulojnë se tashmë ekziston edhe marrëveshja paraprake për transferimin e Moratas te Chelsea.

Të ngjashme