Mourinho e aprovon rikthimin e Ronaldos në Manchester United

Prishtinë | 19 Jan 2018 | 08:36 | Nga

Jose Mourinho e ka dhënë dritën e gjelbër për drejtuesit e Manchester United që ta rikthejnë Cristiano Ronaldos në “Old Trafford”, raporton AS.
Lajmet për rikthimin e mundshëm të yllit portugez në “Old Trafford” janë rritur kohëve të fundit, pasi Ronaldo ka treguar shenja pakënaqësi në Real Madrid, transmeton Express.

Ronaldo kërkon kontratë të re me Real Madridin, në bazë të së cilës dëshiron të bëhet lojtari më i paguar në botë, por ky i fundit nuk ka shprehur gatishmëri për ta bërë portugezin lojtarin më të paguar në planet.

Superyllit s’i pëlqen fakti se Lionel Messi dhe Neymar paguhen më shumë se ai.

Unitedi mund t’i paguajë deri në 400 milionë euro për ta siguruar transferimin e Cristiano Ronaldos në fund të sezonit

Të ngjashme