“Mourinho është inspirim”

Prishtinë | 27 Gus 2018 | 10:29 | Nga

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino e konsideron Jose Mourinhon një inspirim para ballafaqimit të skuadrave të tyre sot në “Old Trafford” prej orës 21:00.
Mourinho është duke e përjetuar një presion pas humbjes nga skuadra e Brightonit në javën e kaluar me rezultatin 3-2, transmeton Gazeta Express.

“Për të gjithë trajnerët të cilët janë më të ri se ai, ai ka qenë një inspirim”, ka thënë Pochettino.

“Pa dyshim. Unë kamë marrë shumë gjëra nga ai. Shumë gjëra. Ai është një trajner i mrekullueshëm”.

“Ai është një trajner inspirues për një trajner si unë. Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të që nga koha kur kam qenë trajner i Espanyolit dhe kam një respekt për të dhe klubin e tij”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme