Mourinho flet për herë të parë për blerjen e Pogbas

Prishtinë | 21 Kor 2016 | 12:19 | Nga

Jose Mourinho ka bërë të ditur se është “shumë optimist” se Manchester United do të transferojë futbollistët të kërkuar prej tij, derisa i afrohet blerjes së mesfushorit të Juventusit, Paul Pogba.

Mourinho refuzoi ta konfirmojë por as nuk e mohoi ardhjen e reprezentuesit francez.

“Nuk e konfirmoj dhe nuk e mohoj. Nuk mund t’ju tregoj. Së pari për shkak se nuk e di nëse është korrekte të bisedoj për futbollistë të klubeve tjera, dhe ai është futbollist i Juventusit dhe jo i Manchester United”, deklaroi Mourinho para duelit me Borussia Dortmund në International Champions Cup.

“Bordi im dhe drejtorët kanë bërë punë fantastike duke realizuara 75 për qind të punës që u kam kërkuar. U kam dhënë katër emra, dhe ata kanë realizuar 75 për qind të punës me Ibrahimovic.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme