Mourinho i kënaqur me ekipin, pret fillimin e sezonit

Prishtinë | 10 Gus 2018 | 11:36 | Nga

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka deklaruar se është i kënaqur me ekipin e tij me gjithë dështimin për transferimin e lojtarëve që ai i kishte spikatur.

Me gjithë nënshkrimin e brazilianit Fred, portugezit Diogo Dalot dhe portierit rezervist Lee Grant, Mourinho dëshironte edhe dy përforcime që nuk arriti t’i ketë para të martës kur edhe u mbyllë afati kalimtar në Angli.

Toby Alderweireld, Willian, Harry Maguire, Ivan Perisic, Jerome Boateng and Diego Godin ishin emrat që u lidhën me një kalim te United.

Djajtë e Kuq të premten nisin sezonin e ri në Premier League me ndeshjen kundër Leicester.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme