Mourinho kontakton me Bonuccin për kalim tek Unitedi

Prishtinë | 16 Maj 2018 | 15:43 | Nga

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka kontaktuar mbrojtësin e Milanit, Leonardo Bonucci për një kalim të mundshëm në Old Trafford.

“Djajtë e kuq” janë në treg për një qendërmbrojtës dhe gazeta italiane “Tuttosport” raporton se Bonucci është synim i Mourinhos që ka biseduar me mbrojtësin italian.

Bonucci kaloi te Milani për 40 milionë euro, por problemet ekonomike mund ta detyrojnë Milanin që të shesë lojtarë gjatë verës.

Sipas gazetës italiane, Milani nuk do të dëgjojë oferta më të ulëta se 40 milionë euro për mbrojtësin.

Të ngjashme