Mourinho pengoi kthimin e Ronaldo në United

Prishtinë | 02 Sht 2018 | 12:39 | Nga

Jose Mourihno ka qenë pengesa e blerjen se Cristiano Ronaldo nga Manchester United.

Strategu portugez që ka punuar më parë me bashkëkombësin e tij në Real Madrid, siç shkruan Mirror, ka thënë se ai është i mbivlerësuar, përcjell Klan Kosova.

Mourinho ka refuzuar që të shpenzojë 90 milionë funta me të cilat do të mundësohej rikthimi i Ronaldo në Old Trafford. Por që në vend të kësaj Special One vendoi që të kërkonte një mbrojtës të profilit të lartë.

Ronaldo sidoqoftë është bërë me klub të ri, ku kaloi për 100 milionë te kampioni i Serie A, Juventus, pas një karriere të bujshme me Real Madrid.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme