Mourinho përkrah përdorimin e VAR-it në futboll

Prishtinë | 13 Shk 2018 | 18:19 | Nga

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka përkrahur përdorimin e teknologjisë VAR në futboll, duke shtuar se mund të ketë vendime më të drejta gjatë lojës.

Portugezi ka thënë se vendimi për të përdorur VAR-in varet nga referët, derisa ka shtuar se teknologjia mund të bëjë që të ketë vendime më të drejta në të ardhmen.

“Kur njerëzit na pyesin nëse na pëlqen ose jo, nëse pajtohemi me të ose jo, mendoj se kjo pyetje duhet t’u bëhet gjyqtarëve”, ka thënë Mourinho për MUTV.

“Ata duan që të performojnë sa më mirë, nuk duan që të kenë gabime. Nganjëherë gabojnë sepse bëjnë gabim njerëzor dhe nuk mund jesh kundër nëse nuk ke përkrahje teknologjike”, ka shtuar portugezi.

“Nga perspektiva ime, më pëlqen. Natyrisht [teknologjia] duhet të përshtatet. Duhet të jenë të sigurt që të mos ndryshojnë dinamikën dhe emocionin e lojës – njerëzit presin disa minuta që ta marrin vesh nëse duan të gëzohen ose jo golit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme