Mourinho përsëri e ka në plane Ozil

Prishtinë | 16 Sht 2018 | 10:44 | Nga

Mesut Ozil vazhdon të mbetet në radarët e Manchester United.

Është menaxheri i kësaj skuadre, Jose Mourinho, që planifikon ta blejë organizatorin e lojës së Arsenal që në afatin e janarit, shkruan Daily Express, përcjell Klan Kosova.

Mourinho e kishte dashur Ozil edhe në sezonin e kaluar, por që pas përpjekjeve të Djajve të Kuq qe ylli i Topçinjve që vazhdoi kontratën.

Një mospërputhje e mundshme e Ozil me trajnerin e ri Unai Emery ka bërë që të hapet përsëri porta për Mourinho.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme