Kontrata e re e Jose Mourinhos me “Djajtë e kuq” e ka shuar çdo shpresë për kthimin e Cristiano Ronaldos në Manchester Unitedit, sipas Le10Sport.
Raportohet se Ronaldo është i pavendosur në kryeqytetin spanjoll dhe mund të largohet nëse Real Madridi nuk i ofron kontratë të re, transmeton Express.
Megjithatë, Ronaldo nuk do t’i ribashkohet “Djajve të kuq”, sepse nuk dëshiron të punojë nën urdhrat e Mourinhos pasi i kishte prishur marrëdhëniet me të në fund të qëndrimit të trajnerit aktual të Unitedit në Real Madrid.