Moyes largohet nga West Ham

Prishtinë | 16 Maj 2018 | 14:39 | Nga

Tekniku ka lënë Çekanët pasi i udhëhoqi drejt mesit të tabelës, duke i shpëtuar nga rënia një shkallë më poshtë prej të cilës rrezikoheshin kur mori detyrën.

David Moyes është larguar nga posti i menaxherit të West Ham pas vetëm gjashtë muajsh në krye të skuadrës, të cilën e shpëtoi nga rënia në Championship.

Moyes, 55 vjeçar, drejtimin e Çekanëve e mori nga Slaven Biliq, me një kontratë afatshkurtër në nëntor të vitit të shkuar, ndërsa skuadra ishte në pjesën e fundme të tabelës.

West Ham siguroi mbetjen në Premierligë duke u renditur i 13-ti, ndërsa largimi i Moyes vjen pas takimit me zyrtarët më të lartë të skuadrës të hënën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme