Murillo largohet nga Interi, rikthehet në La Liga

Prishtinë | 03 Qer 2017 | 15:46 | Nga

U cilësua si njëri nga mbrojtësit më të talentuar në botë, por shkëlqimi i tij nuk zgjati shumë.

Fjala është për mbrojtësin kolumbian, Jeison Murillo i cili është pranë largimit nga Interi.

Pasi ka humbur vendin e titullarit, reprezentuesi i Kolumbisë nuk është duke dëshiruar qëndrimin në klubin italian.

E ardhmja e tij pritet të jetë përsëri në Spanjë, pasi Interi po mendon ta huazojë atë.

Është skuadra e Villareal që ka shprehur dëshirën për ta rikthyer në La Liga, Murillon.

Villareal e kërkon lojtarin si huazim me të drejtë blerje për 10 milionë euro në fund të stinorit.

Kujtojmë që Murillo më parë ka luajtur për tri skuadra spanjolle si Cadiz, Las Palmas dhe Granada.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme