Mustafi dhe Kolasinac ‘transferojnë’ Draxlerin te Arsenali

Prishtinë | 12 Jan 2018 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Lojtarët e Arsenalit, mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi dhe boshnjaku Sead Kolasinac kanë bërë shaka për nënshkrimin e mesfushorit me tipare sulmuese të PSG-së, Julian Draxler.

Treshja e futbollistëve u panë bashkë në ndeshjen e NBA në O2 Arena të Londrës mbrëmë (e enjte) në mes të Philadelphia 76ers dhe Boston Celtics.

Kur gazetari pyeti se si do të ishte Draxler në ekipin e Arsenalit, Mustafi u përgjigj: “Kjo është arsyeja që ai erdhi këtu!”

Pastaj, kur u pyet nëse ai po njoftonte një nënshkrim të ri për klubin, Mustafi shtoi: “Jo, jo, do ta bëjmë atë pas ndeshjes”.

Fjalëve dhe shakave për afrimin e Draxlerit iu bashkua edhe mbrojtësi boshnjak, Kolasinac, i cili në të kaluarën e kishte bashkëlojtar te Schalke.

“Julian është një mik shumë i mirë i imi dhe një futbollist i mirë”, shtoi Kolasinac.

“Sidoqoftë, ai duhet të vendosë vetë rrugën që do të shkoj, ndoshta ai do të qëndrojë në Paris, ndoshta jo, ai duhet ta vendosë vetë, pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

I pyetur nëse i pëlqente Londra, Draxler tha: “Po, por më së shumti për shkak të mikut tim më të mirë Sead dhe sigurisht për shkak të shokut tim te Gjermania, Musti [Mustafi]”.

“Arsyeja kryesore pse erdha këtu është NBA dhe diçka më shumë”, përfundoi ylli gjerman.

Të ngjashme