Mustafi flet për Italinë dhe sulmuesin Belloti

Prishtinë | 16 Nën 2016 | 08:46 | Nga

Mbrojtësi gjerman, Shkodran Mustafi, thotë se Italia ka luajtur mirë sidomos pas pjesës së dytë.

Mbrojtësi shqiptar luajti gjithë ndeshjen dhe lavdëroi edhe sulmuesin e ri italian Andrea Belotti.

“Italia ishte shumë e fortë edhe në Euro dhe gjithmonë është e tillë”.

“Kjo është ndeshje që nuk është e lehtë asnjëherë, por më pjesën e parë luajtëm mirë, ndërsa në të dytën Italia mori kontrollin”.

“Andrea Belotti është një shembull i sulmuesit sepse di të vendoset dhe e di çfarë do”, ka thënë Mustafi.

Ai ka folur edhe për periudhën e tij te Sampdoria ku ka thënë se është larguar i mërzitur pasi e donte atë vend.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme