Mustafi largohet nga Arsenal, nënshkruan me gjigantin nga Liga e Kampionëve

Prishtinë | 23 Gus 2017 | 08:57 | Nga

Shkodran Mustafi mund të largohet nga Arsenal duke u rikthyer në Serie A.

Shkodran Mustafi ka ofertë për largim nga Arsenal në javën e fundit të afatit kalimtar të verës.

E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” raporton se kampioni nga Serie A, Juventus ka hyrë në garë për transferimin e tij.

Mbrojtësi i Kombëtares gjermane së fundmi ka zgjuar interesim edhe nga klubi tjetër italian, Inter.

Mustafi ka përvojë nga Serie A ku luajti me sukses te skuadra e Sampdorias.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme