Mustafi po e mendon transferimin në Bundesligë

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 11:13 | Nga

Qendërmbrojtësi i Arsenalit, shqiptari Shkodran Mustafi, ka pranuar se po e mendon transferimin në Bundesligë gjatë kësaj vere, kanë njoftuar mediumet gjermane.

26-vjeçari ka shtuar se ka kontakte me disa skuadra që e kishin kërkuar edhe në vitin 2014, por nuk ka zbuluar emrat e tyre.

“Bundesligën tashmë e kam në mendje, pasi është shtëpia ime. Isha pranë transferimit në vitin 2014, por negociatat shkuan shumë ngadalë”, është shprehur Mustafi.

Ai ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2021 dhe është pjesë e ekipit prej vitit 2016. Këtë edicion ai ka 36 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar tre gola në Premier League.

Mustafi edhe pse ka dalë nga akademia e Hamburgut, asnjëherë nuk ka luajtur në Bundesligë. Në vitin 2009 iu bashkua të rinjve të Evertonit për të vazhduar karrierën pastaj te Sampdoria e Valencia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme