Mustafi i vetëm në stërvitje, pret ofertë të re nga Arsenali

Prishtinë | 17 Gus 2016 | 09:06 | Nga

Sipas raporteve nga ‘Sawawka’ këtë mëngjes, shënjestra e Arsenalit, Shkodran Mustafi, është duke u stërvitur i vetëm, larg nga të gjithë bashkëlojtarët e tij në Valencia, pasi është duke pritur Arsenalin që të shtrojë një ofertë më të madhe për të.

Ashtu siç raportohej më parë, Mustafi tashmë ka rënë dakord me Arsenalin për një marrëveshje pesë vjeçare, por gjithçka tani ka mbetur që të vendoset nga klubet për tarifën e transferimit.

Marrëveshja duket se ka ngecur pasi Arsenali thuhet se nuk dëshiron të ofrojë 30 milionë funta që Valencia është duke kërkuar për mbrojtësin, ndonëse Mustafi është duke u stërvitur i vetëm pavarësisht kësaj.

Sipas burimeve të lartpërmendura, ylli shqiptar i gjigantit spanjoll është duke u stërvitur i vetëm për të shmangur lëndimet, gjë që mund të shkatërronte përgjithmonë marrëveshjen.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme