Naingolan pranë rinovimit me Romën

Prishtinë | 15 Kor 2017 | 22:13 | Nga

40 minuta ka zgjatur takimi për të diskutuar rinovimin e kontratës midis Raxha Naingolan, agjentit të tij Beltrami dhe drejtorit sportit të Romës. Pas mbarimit të takimit mesfushori belg është ndalur për të bërë disa foto me tifozët që po e prisnin jashtë Trigorias.

Ai dukej mjaft i buzëqeshur dhe kur tifozët e pyetën për të ardhmen ai u shpreh “A keni firmosur”? Unë po qesh! Pak fjalë, por të rëndësishme. Ky mund të jetë një sinjal se Naingolan në ditët e ardhshme do të rinovojë kontratën me verdhekuqtë.

Largimi i tij do të ishtë një humbje e madhe për Romën, pasi belgu ka qënë një ndër lojtarët më të mirë në sezonet e fundit dhe mund të ishte largimi i tretë për Romën, pasi më parë janë larguar Salah dhe Paredes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme